Politikat e Privatësisë

Kompania: Global Consulting & Development Associates Sh.p.k   

NUI: 811181669

Adresa: Rr. “Bulevardi i Pavarësisë” Nr.II/2

Nr tel: +383(0) 38 726 391

E-mail: [email protected]

Gjilan, Republika e Kosovës

Global Consulting & Development Associates Sh.p.

i kushton konsideratë të veçantë mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Kjo politikë e privatësisë shpjegon se si i mbledhim dhe i përpunojmë të dhënat tuaja, qëllimin për të cilat i përpunojmë dhe të drejtat tuaja.

Pse na duhen të dhënat tuaja?

Vizita në faqen tonë të internetit kërkojnë përpunimin e të dhënave tuaja personale për t’ju mundësuar që të keni qasje në faqen tonë të internetit, ne përdorim vetëm cookie-t të seancave teknike për të zbuluar nëse përdoruesi mbështet JavaScript ose jo si dhe përdorimin e biskotave (cookies)  tjera. Ne nuk i përdorim përsëri të dhënat tuaja për një qëllim tjetër që është i ndryshëm nga ai i deklaruar.

Çfarë janë biskotat (cookies)?

Biskotat (cookies) janë skedarë të vegjël me tekst të ruajtura në kompjuterin ose pajisjen tuaj ndërsa jeni duke vizituar një faqe në internet. Biskotat (cookies) ndihmojnë që faqet e internetit të funksionojnë. Ata gjithashtu na ofrojnë informacion në lidhje me mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me faqen tonë. Disa biskota (cookie) mbesin në pajisjen tuaj vetëm për sa kohë që ju e mbani shfletuesin tuaj aktiv dhe të tjerat mbesin për një periudhë më të gjatë. Biskotat (cookies) mund të vendosen nga ne kur vizitoni faqen tonë të internetit, ose nga palë të treta. Pasi që përdorimi i biskotave (cookies) bëhet për të identifikuar përdoruesin, me këtë rast cilësohen si të dhëna personale dhe i nënshtrohen Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Ligji Nr. 06/L–082). 

Ne asnjëherë nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Ne mund të ju sigurojmë të dhëna më specifike nëse ju vendosni të na kontaktoni përmes rrugëve tona të komunikimit.

Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë. Për një përditësim të tillë, ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar politikën e re të privatësisë në këtë faqe. Ju këshillojmë që të rishikoni periodikisht Politikën e Privatësisë për çdo ndryshim dhe ndryshimet në këtë politikë të privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe.

Të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale

Ju keni të drejta të bazuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Ligji Nr. 06/L–082)  kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Kompania Global Consulting & Development Associates Sh.p.k ju keni të drejta të caktuara të cilat bazohen në këtë ligj. Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga ne, ju keni të drejtë të dini rreth përpunimit të tyre si:

  • Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plotë;
  • Ju keni të drejtë të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara;
  • Ju keni të drejtë të kundërshtoni, në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike;
  • Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja;
  • Ju gjithashtu keni të drejtë të mos i nënshtroheni vendimeve të automatizuara (të bëra vetëm nga makinat) që prekin ju, siç përcaktohet me ligj;
  • Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.
Si të i ushtroni të drejtat tuaja lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale?

Nëse ne në cilësinë e kontrolluesit përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi na dërgoni një kërkesë me shkrim tek zyrët tona, me postë elektronike në: [email protected]  apo përmes adresës Rr. “Josip Rela” 154 X/38/B, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.