Departamenti për Financa / Administrativ
Departamenti për Financa/Administrativ në kuadër të kompanisë përbëhet nga Divizioni i Shërbimeve Financiare dhe Administrative, si dhe Divizioni për Planifikim Strategjik. Dinamika globale në mjedisin afarist ka rritur rolin e menaxhimit financiar. Njohuritë se si të merren vendimet e duhura të investimit dhe financimit, janë kyçe për të përcaktuar suksesin monetar të kompanisë. Aftësia për ta njohur rrezikun thelbësor të këtyre vendimeve dhe njohuritë e duhura se si të mbrohemi kundër pasigurisë është qenësore në sistemin tonë të mirë-integruar të tregjeve kapitale. Shërbimet kryesore, që ofrohen nga departamenti për financa, përfshijnë:
- Planifikimin e resurseve afatshkurtra dhe afatmesme të kompanisë varësisht nga zhvillimi i prioriteteve strategjike;
- Sigurimi se planet për resurset e departamenteve dhe divizioneve janë në pajtueshmëri me prioritetet dhe normat e kompanisë;
- Monitorimi i shfrytëzimit të resurseve sipas normave të efikasitetit dhe nevojave në të ardhmen;
- Përkrahja dhe koordinimi i elementit kryesor të sistemit për menaxhimin e rrezikut në kompani; dhe
- Udhëheqja e zbatimit dhe zhvillimit të menaxhimit për arritjen e rezultateve zhvillimore në tërë kompaninë.
Sektori administrativ ofron detyra të përgjithshme administrative, në koordinim me departamentin e burimeve njerëzore. Rëndësia e departamenteve administrative brenda një kompanie është se koordinon punën në të gjitha departamentet tjera dhe delegon të gjitha detyrat tek pjesa tjetër e kompanisë. Shërbimet e ofruara nga departamenti administrativ përfshijnë:
- Monitorim të komunikimit të brendshëm ashtu që i gjithë stafi i kompanisë të jetë i informuar se çfarë ndodh brenda kompanisë;
- Shpërndarje të dokumenteve punuese dhe informacionit tek stafi i brendshëm;
- Organizim të dërgesave dhe furnizimeve që vijnë në zyrë brenda ditës për cilëndo arsye;
- Shërbime për klientë;
- Përpunim i të dhënave; dhe
- Faturim dhe arkëtim
Përmes departamenteve të saj dhe burimeve të tjera, GC&DA Sh.p.k. është e përkushtuar të asistoj kompanitë vendore dhe të huaja…
Që nga themelimi i saj, GC&DA Sh.p.k ka qenë gjerësisht e përfshirë në ofrimin e mbështetjes së Projekteve të Asistencës…
Konkurrentët në tregjet e reja shpesh herë ballafaqohen me sfida të ndryshme që shfaqen nga dallimet në kulturë, gjuhë dhe…
Departamenti për Financa/Administrativ në kuadër të kompanisë përbëhet nga Divizioni i Shërbimeve Financiare dhe Administrative, si dhe Divizioni për Planifikim…