Shërbimet

GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime konsulente për organizata dhe biznese që synojnë të aplikojnë me ofertat e tyre në kontrata nga donatorë të ndryshëm siç janë Banka Botërore, BE, USAID dhe DFID.

Ne ofrojmë asistencë në:

  • Krijimin e Konzorciume në Projekte
  • Përgatitjen e Shprehjeve të Interesit
  • Rekrutimin e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar
  • Përgatitjen e Ofertave Teknike / Dokumenteve të projektit
  • Përgatitjen e Granteve / Aplikacionet e projekteve


Fushat tona të zhvillimit ndërkombëtar përfshijnë:

  • Bujqësi dhe Zhvillim Rural
  • Buxhet dhe Menaxhim Financiar
  • Shërbim Civil/Menaxhim i burimeve njerëzore
  • Politikat e Konkurrencës
  • Ndërtim dhe Rindërtim
  • Decentralizim dhe Zhvillimin Lokal
  • Arsim dhe politika të punës
  • Energji dhe Miniera
  • Mjedis
  • Integrim në BE dhe Koordinim të Donatorëve
  • Shëndet
  • Punët e Brendshme/Menaxhimi i Kufijve
  • Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
  • Teknologjinë Informative
  • Projektet e Infrastrukturës
  • Reforma Gjyqësore dhe trajnime juridike
  • Statistika dhe Modelim Makroekonomik
  • Zhvillim të Sektorit Privat
  • Reforma në Administratën Publike
  • Programim të Investimeve Publike
  • Konsulencë rreth Prokurimit Publik
  • Çështje të Rregullatorit
  • Shërbime Sociale
  • Administratë Tatimore dhe Politika Fiskale
  • Promovim të Tregtisë
  • Transport dhe Logjistikë
  • Shërbime Veterinare
  • Infrastrukturë të Ujit dhe Ujërave të Zeza
  • Menaxhim i Burimeve të Ujit
  • Menaxhimin e Mbeturinave

GC&DA SH.P.K ofron shërbime konsulente për individ, ndërmarrje dhe organizata të cilat bashkëpunojnë me biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha në fushat e mëposhtme:

  • Regjistrim të biznesit
  • Zhvillim të Planit të Biznesit
  • Planet e Biznesit dhe Studimet e Fizibilitetit
  • Menaxhim dhe mentorim të NVM-ve
  • Projektim dhe zhvillim të ndërmarrjeve
  • Menaxhim të burimeve njerëzore
  • Rekrutim të stafit
  • Hulumtim dhe analizë të tregut
  • Menaxhim financiar dhe kontabilitet
  • Informim mbi detyrimet tatimore
  • Ngritjen e fondeve për NVM-të
  • Shërbime ligjore për NVM dhe korporata
  • Legjislacion ekonomik
  • Marketing
  • Marrëdhënie me publikun për biznese
  • Eksplorim të mundësive për biznes

Global Consulting & Development Associates Sh.p.k ofron shërbime konsulence për Certifikim me ISO Standarde si në vijim:

  • ISO 9001:2015
  • ISO 14001:2004
  • ISO 22000:2005
  • ISO 13485:2012
  • 18001:2007 OHSAS
  • EN 15038:2009
  • EN ISO 3834-2
  • ISO 10002:2004
  • EN 15838:2009
  • ISO 18513:2003
  • ISO/IEC 20000
  • ISO 20252:2012
  • ISO 22301:2012
  • ISO 22716-GMP
  • ISO 26000:2010
  • ISO/IEC 27001:2013
  • ISO 28001:2007
  • ISO 29990:2010
  • ISO 50001:2011
  • GCP
  • GHP
Sistemet e menaxhimit të cilësisë
Sistemi për menaxhimin e mjedisit
Sistemi për menaxhimin e sigurisë së ushqimit
Sistemet për menaxhimin e cilësisë të aparateve mjekësore
Sistemet për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë
Shërbime të përkthimit
Kërkesat e cilësisë për saldimin me fuzion të materialeve metalike
Kënaqëshmëria e konsumatorit
Qendra për marrëdhënie me konsumatorët
Shërbime të turizmit
Menaxhimi i shërbimeve – Teknologjia informative
Hulumtime të tregut, opinionit dhe sociale
Praktikat e menaxhimit të vazhdimësisë biznesore
PMP – Praktikat e mira të prodhimit
Udhëzime mbi përgjegjësinë shoqërore
Sistemet për menaxhimin e informatave të sigurisë
Sistemi për menaxhimin e sigurisë për zinxhirin e furnizimit
Shërbime mësimore për arsimin jo-formal dhe aftësimin
Sistemet për menaxhimin e energjisë
Praktikat e mira të hotelerisë
Praktikat e mira të higjienës
  • Vlerësimin e konformitetit për Hallall 2012 Sistemet e Menaxhimit

Për më shumë informata na shkruani në: [email protected]

Kompani marketingu për strategji dhe planifikim të bazuar në treg

Departamenti i Marketingut në GC&DA Sh.p.k. është i përbërë nga ekipe ekspertesh në fushën e konsulencës strategjike të marketingut, qëllimi i të cilëve është që të ndihmojnë pronarët dhe menaxherët e bizneseve që të arrijnë objektivat e tyre të marketingut dhe zhvillimit të biznesit.

Ne kemi arritur që me sukses të punojmë me një gamë të gjerë të klientëve në të gjithë Kosovën dhe në rajon, duke filluar nga korporatat, bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin privat si dhe në atë publik dhe organizatat jo-fitimprurëse. Ne ndihmojmë klientët tanë t’i arrijnë objektivat e tyre – nga rritja e të ardhurave dhe fitimi deri në përmirësimin e komunikimit dhe angazhimit të palëve të interesuara.

Ekipi jonë i konsulentëve të marketingut është çelësi i suksesit që ne kemi përgjatë bashkëpunimit me klientët tanë. Ne rrisim vlerat e klientëve tanë, duke ofruar qartësi në mënyrën e të menduarit kundrejt tregut potencial të tyre dhe u tregojmë, se si duhet të duket propozimi i tyre rreth produktit final në mënyrë që të arrihen qëllimet e tyre.

Eksperienca jonë si konsulentë të marketingut ka treguar se çelësi për të ndihmuar klientët tanë arrihet nëpërmjet:

  • Ofrimit të shërbimeve konsulente profesionale të marketingut me cilësi të lartë, me çmime të arsyeshme.
  • Implementimit të zgjidhjeve fitimprurëse të marketingut që janë të përqendruara në nxjerrjen e rezultateve nëpërmjet sigurimit dhe mbajtjes së klientëve.

Qasja jonë si konsulentë të marketingut u mundëson klientëve tanë të përmirësojnë shitjet dhe fitimin e tyre duke u bazuar në një strategji marketingu e cila përqendrohet në zhvillimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme me klientët e tyre. Nëpërmjet implementimit të saktë të kësaj qasjeje të fokusuar rreth rezultateve, tregut dhe klientëve, ne kemi ndihmuar klientët tanë të arrijnë përmirësime të jashtëzakonshme në shitje dhe fitim.

Si mund të ndihmojnë organizatën tuaj, shërbimet tona konsulente në fushën e marketingut?

Ne kujdesemi për të gjitha nevojat tuaja: zhvillimin dhe menaxhimin e implementimit të strategjisë suaj të marketingut; menaxhimin e procesit të planifikimit të marketingut dhe zhvillimin e aktiviteteve tuaja të marketingut; zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së marketingut përmes internetit, online, dhe digjital; kryerjen e fushatave të marketingut në terren, TV dhe gazeta; përgatitjen e reklamave në formatin 3D; menaxhimin e sferës së reklamave dhe marrëdhënieve me publikun; zhvillimin e identitetit dhe markës së korporatës tuaj.

Ju mund të transferoni të gjitha aktivitetet tuaja të marketingut tek ne apo ne thjesht mund të ju ndihmojmë në fushat ku ju keni nevojë më të madhe.

Duke u mbështetur në bazën tonë tradicionale të shërbimeve të konsulencës, GC&DA Sh.p.k e ka zgjeruar rolin e saj si kompani konsulente gjithëpërfshirëse, duke ofruar shërbime që mbështesin nevojat e klientëve tanë për t’u bërë më konkurrent dhe efikas.

Aftësitë tona përfshijnë:

  • Analizë institucionale dhe rregullative
  • Analizë dhe diagnostikim organizativ
  • Formulim të treguesve të performancës dhe analizim krahasues
  • Zhvillimi dhe aplikimi i teknikave të operacioneve simuluese
  • Projektimi i zgjidhjeve me kosto efektive

Ekspertët e GC&DA Sh.p.k. analizojnë pengesat operative që kufizojnë përpjekjet e organizatës për të arritur misionin dhe objektivat e saj. Identifikojnë faktorët e jashtëm të tillë si pengesat institucionale dhe rregullative që kufizojnë arritjen e një performance të dëshirueshme nga organizata dhe ofrojnë zgjidhje të cilat janë në përputhje me rrethanat.

Shërbimet e konsulencës së BNj-së në GC&DA Sh.p.k përfshijnë fushat në vijim:GC&DA Sh.p.k është e specializuar në shërbime të konsulencës. Ne besojmë se politikat dhe procedurat konkrete të BNj-së formojnë një bazë të fortë për një organizatë efektive. Në bashkëpunim të ngushtë me klientin, GC&DA Sh.p.k përcakton strukturën më të përshtatshme për organizatën tuaj dhe mënyrën e rekrutimit, trajnimit si dhe të ruajtjes së stafit adekuat.

Shërbimet e konsulencës së BNj-së në GC&DA Sh.p.k përfshijnë fushat në vijim: Trajnimet e ofruara nga GC&DA Sh.p.k:
  • Diagnostikim i problemit
  • Vlerësimi i nevojave për trajnim
  • Formulimi i politikave dhe procedurave të BNj-së
  • Rekrutim dhe ruajtje e stafit
  • Përfitimet e punëtorëve
  • Trajnim dhe zhvillim
  • Mentorim i lidershipit
  • Kompensimet dhe shpërblimet
  • Identifikimin e ekspertëve për projekte zhvillimore ndërkombëtare
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore: FAQ`s / Bazike
  • Punët / Karriera në departamentin e burimeve njerëzore
  • Menaxhimi i ndryshimit / Kultura
  • Përmirësimi i komunikimit në vendin e punës
  • Përshkrimi i vendit të punës / Shembuj të Modeleve të Burimeve Njerëzore
  • Politika mbi liritë në punë / Ligjet / Fuqia Punëtore
  • Menaxhimi / Lidershipi
  • Motivimi / Njohja / Mbajtja
  • Menaxhimi i Performancës
  • Rekrutimi dhe stafi
  • Kompensimet / Fokusimi në Treg
  • Komunikimi me udhëheqës / njerëz të papërshtatshëm
  • Ndërtimi i ekipit / Ekipet punuese
  • Trajnime / Parapërgatitje
  • Puna/ Organizatat / Në vendin e punës

GC&DA Sh.p.k. është e angazhuar në mënyrë aktive në fushën e zhvillimit lokal dhe të komunitetit. Bashkëpunimi i ngushtë me pushtetin lokal e ka pajisur GC&DA Sh.p.k. me njohuri të thella rreth strukturave dhe proceseve të autoriteteve lokale.

GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime konsulente në këto fusha:

  • Qeverisje lokale dhe decentralizim
  • Mënyrat e qeverisjes së mirë
  • Planifikimi i zhvillimit të zonave urbane dhe rurale për agjencitë përkatëse
  • Projektim, monitorim dhe vlerësim të politikave të zhvillimit lokal
  • Asistencë në identifikimin e burimeve të përshtatshme të financimit dhe plotësimin e aplikacioneve
  • Hulumtim dhe shkrim të raporteve
  • Zhvillim organizativ
  • Rishikim funksional dhe analizë të mangësive
  • Burime njerëzore dhe zhvillim të IT-së
  • Punëtori, konferenca, dhe vizita studimore
  • Rritje e kapaciteteve menaxhuese për tërheqjen e fondeve të BE-së
  • Organizim të punëtorive, konferencave dhe vizitave studimore
  • Plane Urbane Komunale

GC&DA Sh.p.k. ofron shkathtësi dhe ekspertë në hulumtime dhe punë në sektorin e Reformës së Administratës Publike dhe ka kapacitet të ofroj shërbimet në vijim:

  • Grumbullim dhe analizim të të dhënave në nivel qendror dhe lokal
  • Planifikim, menaxhim dhe vlerësim të sistemeve të arsimit dhe shfrytëzim të Sistemit të Menaxhimit dhe Informimit (SMI)
  • Formulim dhe vlerësim të politikave të administratës publike
  • Zhvillim të sistemeve të shërbimit të administratës publike (përfshirja e shoqërisë civile dhe bizneseve private)
  • Ngritje të kapaciteteve teknike dhe institucionale të administratës publike
  • Krijim dhe forcim të institucioneve dhe trajnimeve për shërbyesit civil
  • Menaxhim të burimeve njerëzore: planifikim, rekrutim, aftësim dhe menaxhimi i shërbyesve civil
  • Zhvillim të partneriteteve publiko-private
  • Zhvillim të sistemeve të menaxhimit të administratës publike dhe efikasitetit të shërbimeve të administratës publike
  • Implementim, monitorimi dhe vlerësim të administratës publike

GC&DA Sh.p.k mbështet institucionet qeveritare në ngritjen e kapaciteteve të tyre që të përballen me fusha të reja të ndërlidhura me aderimin në BE, dhe ndihmon në hartimin e legjislacionit të harmonizuar me acquis communautaire.

Sa i përket sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, GC&DA Sh.p.k ofron asistencë në fushat e mëposhtme:

1.Shteti ligjor 2.Qeverisja e mirë
  • Reformë në gjyqësor
  • Strategji të para-aderimit/ miratimit të acquis communautaire
  • Harmonizim dhe përafrim të legjislacionit
  • Këshilla ligjore dhe hartime ligjore
  • Transpozim të legjislacionit të BE-së
  • Vlerësim të ndikimit rregullativ
  • Drejtësi, liri dhe siguri
  • Imigracion dhe azil
  • Drejtësi civile
  • Luftën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike
  • Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
  • Zhvillim të kodeve profesionale të sjelljes
  • Fuqizim të mekanizmave të ligjshmërisë, kontrollit dhe përgjegjësisë në mënyrë që
    administrata publike të i përgjigjet standardeve Evropiane të profesionalizmit,
    konformitetit, efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe garancisë ligjore
  • Ofrim të mbështetjes për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të administratës
    dhe qytetarëve, si dhe ngritje të vetëdijes publike për shërbimet e ofruara nga
    administrata
  • Ofrim të mbështetjes drejt luftimit të mashtrimit dhe korrupsionit duke modernizuar
    kuadrin rregullator dhe organizativ të auditimit në sektorin publik dhe projektim të
    sistemeve dhe procedurave të reja
  • Përmirësim të qasjes në të dhëna publike
  • Fuqizim të shoqërisë civile: Zhvillimi i pjesëmarrjes së popullsisë në procedura dhe
    institucione të planifikimit dhe vendimmarrjes
  • Ofrim të mbështetjes për fuqizimin e pjesëmarrjes së popullsisë në zhvillim lokal

GC&DA Sh.p.k. fokusohet në promovimin e legjislacionit ekonomik në fushat e mëposhtme:

Përpilim dhe rishikim i Ligjeve / Rregulloreve

  • Analizë të legjislacionit ekonomik në fuqi
  • Analizë mbi përputhjen e legjislacionit me acquis communautaire dhe rregulloret e OBT-së
  • Analizë e ndikimit ekonomik të pritur dhe potencial të dalë nga legjislacioni i ri
  • Mbështetje në hartimin e kodeve: prokurimit publik, tatimor, doganor, TVSH
  • Harmonizim të legjislacionit që rregullon tregtinë, tatimet, doganat, TVSH-në, konkurrencën, ndihmën e publikut dhe subvencionet
  • Analizë e ndikimit ekonomik rreth nënshtrimit të barrierave jo-tarifore të tregtisë dhe të Marrëveshjeve të Partneritetit Ekonomik (EPA)
  • Forcim të kuadrit ligjor të pronësisë intelektuale dhe industriale (TRIPS plus) dhe mbrojtja e konsumatorit
  • Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit përkatës me atë të BE-së në fushat e përcaktuara që kanë të bëjnë me krijimin e Marrëveshjeve për Partneritet dhe Bashkëpunim (MPB) të BE-së
  • Mbështetje për zhvillimin e standardeve dhe rregullave teknike
  • Përgatitje e fjalorëve për të lehtësuar përkthimin dhe krahasimin e ligjeve ndërkombëtare


Zhvillimi i legjislacionit dhe rregulloreve ekonomike

  • Hartim të doracakëve mbi procedurat e përgatitjes së ligjeve
  • Përgatitje dhe monitorim i programeve reformuese dhe legjislacionit në fjalë
  • Mbështetje në krijimin e legjislacionit sekondar për zbatimin efektiv të legjislacionit primar
  • Përgatitje të procedurave dhe dokumenteve standarde për zbatimin e kodit të prokurimit publik.
  • Përgatitje të udhërrëfyesve për tenderët e prokurimit publik
  • Mbështetje në zhvillimin e kapaciteteve institucionale të organizatave përgjegjëse për prokurim, menaxhim të pronës intelektuale dhe industriale, etj
  • Mbështetje për modernizimin e procedurave të punës dhe metodave administrative doganore
  • Zhvillim të ligjeve për shërbime tatimore
  • Modernizim të procedurave të kalkulimit dhe vjeljes së TVSH-së


Trajnime, ngritje të vetëdijesimit dhe komunikimit

  • Shpërndarja e acquis communautaire
  • Trajnim të personelit të administratës në lidhje me procedurat e reja
  • Organizim të udhëtimeve studimore në administratat e shteteve të BE-së ose shteteve tjera
  • Ngritje e vetëdijesimit të administratës dhe stafit politik mbi nevojën për reforma
  • Ngritje e vetëdijesimit dhe komunikimit të shoqërisë civile në lidhje me legjislacionin e ri

GC&DA SH.P.K. konsideron potenciali i investimeve në Kosovë dhe Ballkan është primar prandaj edhe përpiqet që të formojë marrëdhënie biznesi me klientë nga e mbarë bota. Në lidhje me këtë GC&DA Sh.P.K ka vendosur që të ofroj një gamë të gjerë të shërbimeve për individë dhe biznese si në vijim:

  • Studim të fizibilitetit
  • Analizë të tregut
  • Studime dhe Hulumtime për Procesin e Vendimmarrjes për Investime
  • Regjistrim të Biznesit
  • Planifikim të Biznesit
  • Asistim tek institucionet vendore
  • Këshillim mbi tatimet
  • Këshilla ligjore
  • Mënyrat e rekrutimit të stafit
  • Këshilla mbi vendndodhje, infrastrukturë dhe logjistikë
  • Identifikim të partnerëve të besueshëm me bizneset vendore
  • Mbështetje në shkrirje dhe blerje të biznesit
  • Mbështetje në procesin e privatizimit
  • Këshilla për ligjin mbi korporata dhe kontrata
  • Këshilla për ligjin komercial dhe ndërmjetësim pran gjykatave ekonomike
  • Hulumtim dhe zbulim të mundësive investuese
  • Studim dhe hulumtim të mjedisit afarist dhe ligjor

Menaxhimi financiar i shëndoshë ka një rëndësi shumë të madhe për çdo organizatë. Duke pasur parasysh këtë, GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime të konsulencës në menaxhimin e buxhetit e cila ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të organizatës tuaj.

Shërbimet konsulente të GC&DA Sh.p.k. për menaxhimin financiar përfshijnë:

  • Kornizat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të shpenzimeve
  • Buxhetet e programeve dhe projekteve
  • Realizim i shpenzimeve
  • Mekanizma të faturimit
  • Mbajtja e regjistrave të pagesave
  • Planifikim të investimeve strategjike dhe buxhetim kapital
  • Menaxhim të rrjedhës së parasë
  • Shitje dhe blerje të kompanisë
  • Modelimi Financiar


Shërbimet shtesë:

Nëse keni nevojë për mbështetje në rritjen e praktikave të menaxhimit financiar në organizatën tuaj, ne ofrojmë shtatë shërbime të ndryshme mbështetëse:

  • Bazat e financave – Një vend i mirë për të filluar nëse ju përgjatë procesit të vendimmarrjes kryesisht mbështeteni në shërbimet e kontabilitetit tradicional
  • Analiza e Vlerave – Hapi tjetër i ardhshëm pas Bazave të Financave për bizneset që duan të rrisin vlerën e biznesit të tyre
  • Menaxhim i performancës – Një qasje jo-financiare për matjen dhe menaxhimin e biznesit
  • Inteligjenca e konkurrencës – Pasi që shumica e bizneseve fokusohen më shumë në faktorët e brendshëm kjo do të shtyjë bizneset që të marrin parasysh edhe faktorët e jashtëm
  • Trajnim dhe Zhvillim – Shërbime mbështetëse në fuqizimin e shkathtësive të stafit tuaj në fushën e financave
  • Financa të organizatave jo-profitabile dhe jo-qeveritare – Shërbime të dedikuara organizatave jo-qeveritare dhe jo-profitabile në mënyrë që t` iu vijmë në ndihmë drejt përmirësimit të praktikave të tyre financiare dhe menaxheriale
  • Shërbime për biznesin e vogël – Shërbime të specializuara për të ndihmuar pronarët e kompanive të rrisin vlerën neto të tyre

Mbrojtja e burimeve natyrore, e që përbëjnë themelin e zhvillimit ekonomik dhe social, është brengë e madhe e të gjithëve.

Shërbimet e konsulencës të ofruara nga GC&DA Sh.p.k. adresojnë këto brenga duke ofruar të si në vijim:

1. Menaxhim të mjedisit dhe burimeve natyrore

  • Hartim të ligjeve dhe rregulloreve për mjedis
  • Fuqizim të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e planeve të veprimit për mjedis
  • Përpilim dhe vlerësim (afatmesëm dhe/ose përfundimtar) të projekteve mjedisore


2. Menaxhimi i Burimeve Ujore

  • Planifikim të menaxhimit të burimeve ujore (vlerësimi i sasisë dhe cilësisë, masat mbrojtëse, përdorimi racional sipas nevojave)
  • Zhvillim të planeve strategjike të kanalizimeve
  • Menaxhim të bazës së të dhënave dhe krijimi i sistemeve të informacionit


3. Mbrojtja e Zonave Natyrore

  • Zhvillim i sistemeve të informacionit gjeografik dhe të kadastrave të burimeve natyrore
  • Mbështetje në përcaktimin e masave për restaurim, mbrojtje dhe ruajtje të mjedisit natyror dhe biodiverzitetit
  • Studime rreth ndikimit mjedisor dhe shoqëror të projekteve bujqësore, industriale dhe të infrastrukturës
  • Analizim të ndikimit të konfliktit në resurset pyjore dhe në biodiverzitet në mënyrë që të merren vendime të duhura në lidhje me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
  • Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe pyjeve
  • Zonat e mbrojtura: studime të fizibilitetit për zhvillimin e pyjeve dhe të parqeve kombëtare, asistencë në përgatitjen e planeve të menaxhimit me pjesëmarrje si dhe zhvillimin dhe zbatimin e programeve të aftësimit profesional

Politikat dhe Sistemet e Shëndetit luajnë një rol kritik në implementimin efektiv të masave që synojnë përmirësimin e gjendjes së Shëndetit Publik.

GC&DA Sh.p.k. trajton këto çështje duke ofruar konsulencë në dy fushat e mëposhtme:

1. Politikat e Shëndetit

  • Formulim i politikave dhe strategjive të shëndetit publik, implementimi i tyre dhe vlerësimi i monitorimit të tyre. Krijim të mjeteve të nevojshme për programimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve
  • Zhvillim dhe implementim i politikave shëndetësore në nivel kombëtar
  • Asistencë në formulimin e programeve për të mbështetur reformën e përgjithshme të sektorit të shëndetësisë
  • Vlerësim i gjendjes së sektorit të shëndetësisë
  • Implementim i planeve zhvillimore për shëndetësi kombëtare
  • Studime për fuqizimin e partneritetit midis sektorit publik dhe privat
  • Zhvillim i shëndetit të komunitetit
  • Prezantimin e kodeve të sjelljes profesionale në secilin prej katër profesioneve kryesore shëndetësore (mjek, farmacist, dentist, infermier), mbi bazën e praktikave më të mira të vendeve të tjera

2. Sistemet e Shëndetësisë

  • Ngritje të kapaciteteve institucionale, organizative dhe teknike të administratave shëndetësore
  • Studim i fizibilitetit për vendosjen dhe krijimin e rretheve shëndetësore
  • Vlerësim strategjik i përvojave nën-kontraktuese të shërbimit shëndetësor në nivel të qarkut operativ
  • Planifikimi rajonal shëndetësor
  • Vlerësim i programeve të partneritetit (OJQ) për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor

Fushëveprimi i GC&DA Sh.p.k. përfshin nivelet e ndryshme të arsimit (parashkollor, fillor, sekondar, dhe të lartë) dhe ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e sistemeve të arsimit në mënyrë që të përmirësojnë shpërndarjen e edukimit tek të gjithë.

GC&DA Sh.p.k. përqendrohet në dhënien e shërbimeve konsulente mbështetëse në këto katër fusha të arsimit:


Parashkollor, fillor, sekondar dhe të lartë

  • Fuqizim të institucioneve trajnuese për mësimdhënës, shërbime të trajnimit, ngritjen e kapacitetit për kujdestarët dhe stafin menaxhues/administrativ, si dhe ngritjen e kapaciteteve për ministritë dhe zyrtarët e pushtetit lokal
  • Reformim të sistemit si dhe zhvillim dhe fuqizim organizativ
  • Zhvillim/rishikim të materialeve të kurrikulës dhe prokurimit, standardeve dhe sistemeve të certifikimit
  • Skema për rritjen e qasjes në arsim, barazi gjinore dhe shoqërore si dhe zvogëlim të numrit të braktisjeve të shkollës
  • Përdorim të përshtatshëm të teknologjisë arsimore, duke përfshire edukimin në vendet e jashtme


Trajnime Teknike të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

  • Themelim dhe fuqizim i institucioneve të AAP-së si dhe fuqizimin e kapaciteteve menaxhuese
  • Zhvillim të politikave, strategjive dhe sistemeve, koordinimin e AAP-ve dhe përpilimin e kornizave legjislative
  • Financim të qëndrueshëm të sistemeve të AAP-së duke përfshirë edhe qasjen e barabartë në ndarjen e kostove
  • Zhvillim profesional dhe trajnim lehtësues të mësimdhënësve dhe trajnerëve
  • Zhvillim dhe fuqizim të sistemeve për mbajtjen e praktikave dhe zhvillimin e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës
  • Programe trajnuese të përqendruara në nevojat dhe kërkesat duke u bazuar në vlerësimet e nevojave të tregut të punës
  • Përpilimin e kurrikulave duke përfshirë metodologjinë moderne të trajnimit dhe atë të teknologjisë mësimore
  • Trajnime profesionale për sektorin joformal
  • Vlerësimin e efikasitetit dhe efektit të programeve të AAP


Trajnime për të rritur

  • Vlerësimin e nevojave të sektorit duke përfshirë politikat/dispozitat për mësim gjatë gjithë jetës
  • Themelimin dhe forcimin e qendrave të trajnimit për të rritur
  • Programe të trajnimit dhe rikualifikimit të mëtutjeshme, shërbime të ndryshme të trajnimeve dhe trajnime në fushën e menaxhmentit


Programe të Tregut të Punës dhe Punësimit

  • Zhvillim dhe përditësim i sistemeve të informacionit të tregut të punës
  • Hartim i masave aktive të tregut të punës dhe strategjive të punësimit
  • Forcim dhe ngritje e kapaciteteve institucionale për shërbimet e punësimit në nivel lokal dhe kombëtar


Trajnime dhe Zhvillime për Ndërmarrësi

  • Mbajtje e të dhënave të pagesave

GC&DA Sh.p.k. punon me sektorin publik, privat dhe atë të organizatave jo-fitimprurëse duke përdor aftësitë e saj logjistike në organizimet e mëposhtme:

  • Punëtori
  • Konferenca
  • Vizita studimore
  • Promovim dhe lansim të produkteve
  • Mbledhje të fondeve dhe evenimente shoqërore


Si pjesë e menaxhimit mësipërm, GC&DA SH.P.K. gjithashtu kryen këto shërbime:

  • Hulumtim i tregjeve për të identifikuar mundësitë për organizimin e ngjarjeve
  • Komunikim me klientët për të konstatuar kërkesat e tyre janë të sakta dhe në përputhje me ngjarjet
  • Përpilim të propozimeve të detajuara në lidhje me ngjarjet në mënyrë që klientit ti jepen informacione të sakta (p.sh. afatet kohore, vendet, furnizuesit, detyrimet ligjore, personelin dhe buxhetet)
  • Bie dakord për një buxhet të menaxhueshëm nga klienti
  • Sigurimin dhe prenotimin e një vendi apo lokacioni të përshtatshëm për pjesëmarrësit
  • Siguron që obligimet e sigurimit, ligjore dhe ato shëndetësore respektohen
  • Koordinon menaxhimin e ngjarjeve, furnitorëve e ushqimit, projektuesve të tezgës, kontraktueseve dhe marrjen e pajisjeve me qira
  • Siguron vendet për parkimin e makinave, siguri, ndihmë të parë, mikpritje dhe media
  • Identifikon dhe siguron prezantuesit/folësit apo mysafirët e veçantë
  • Planifikon dhe parapërgatitë sallën dhe programin argëtues, cakton punishte dhe ofron demonstrime të ndryshme
  • Koordinim të kërkesave dhe informimit të stafit
  • Sponsorimin e shitjes së vendit të stand-it/ekspozitës për ekspozues/partner potencial
  • Përgatitja e paketave dhe dokumenteve të delegatëve
  • Komunikon me media për të reklamuar dhe promovuar ngjarjen
  • Komunikimin me klientë dhe projektues për të krijuar një markë për ngjarjen dhe organizimin e biletave, pllakateve, katalogëve dhe broshurave të shitjes
  • Koordinim me furnizues, trajtimin e pyetjeve dhe problemeve të klientëve në ditën e ngjarjes për t’u siguruar se gjithçka po implementohet në mënyrën e duhur
  • Mbikëqyrje e çmontimit dhe heqjes së pajisjeve pas mbarimit të ngjarjes si dhe pastrimin e vendit në mënyrë efikase
  • Vlerësimin e ngjarjes pas mbarimit (duke përfshirë futjen e të dhënave dhe analizën e tyre si dhe krijimin e raporteve për palët e interesuara rreth ngjarjes).

GC&DA SH.P.K. ofron këto shërbime:

  • Përkthim dhe Interpretim Simultan/Konsekutiv
  • Transkripte të audio dhe video dokumenteve
  • Përkthime të dokumenteve
  • Editim dhe lektorim
  • Përkthime ligjore të autorizuara nga gjykata

GC&DA Sh.p.k ofron shërbimet e lartpërmendura për këto gjuhë:

  • Shqip – Anglisht
  • Anglisht- Shqip
  • Shqip – Serbisht
  • Serbisht- Shqip
  • Anglisht- Serbisht
  • Serbisht- Anglisht
  • Gjermanisht- Albanian
  • Shqip – Gjermanisht
  • Gjermanisht- Anglisht
  • Anglisht- Gjermanisht
  • Italisht – Shqip
  • Shqip – Italisht
  • Italisht – Serbisht
  • Serbisht- Italisht
  • Frengjisht – Shqip
  • Shqip – Frengjisht
  • Frengjisht – Serbisht
  • Serbisht– Frengjisht
  • Kinezisht – Shqip
  • Shqip – Kinezisht
  • Kroatisht– Shqip
  • Shqip – Kroatisht
  • Romanian– Shqip
  • Shqip – Romanian
  • Spanjollisht – Shqip
  • Shqip – Spanjollisht
  • Spanjollisht – Serbian
  • Serbian – Spanjollisht

Për më tepër informata në lidhje me shërbimet e lartshënuara dhe çmimet, ju lutemi të na kontaktoni përmes: [email protected]