​Konkurrentët në tregjet e reja shpesh herë ballafaqohen me sfida të ndryshme që shfaqen nga dallimet në kulturë, gjuhë dhe nga praktikat e biznesit, por më së shumti për shkak të qenit të ri dhe të huaj në vendin e operimit. Çfarë mund të jetë e vështirë për ta, mund të jetë shumë e lehtë dhe e thjeshtë për profesionistët vendor. Prandaj, asistenca në terren gjatë fazës së implementimit është shumë e rëndësishme për t’u siguruar që projekti është duke ecur mirë, në mënyrë produktive, në kohë dhe në përputhje me kërkesat buxhetore. GC&DA Sh.p.k ndihmon konkurrentët e rinj në tregun e Kosovës duke ekzekutuar projekte të ndryshme. Puna përfshinë por nuk kufizohet në identifikimin dhe kontraktimin e palëve të duhura, hartimin dhe shpalljen e tenderëve, lehtësimin e punës në marrjen e licencave dhe lejeve, pajisjen e zyrës dhe caktimin e takimeve. Ne merremi me projekte të ndryshme, detyra apo detaje duke iu mundësuar klientëve të përqendrohen në biznesin e tyre.

Ne gjithashtu ndihmojmë klientët e GC&DA Sh.p.k në implementimin e projektit kur ata kalojnë jashtë vendit në tregje të tjera. Ne këtë e bëjmë nëpërmjet rrjetit tonë të gjerë të kompanive partnere duke siguruar që klientët e GC&DA janë produktiv dhe efikas në tregjet e tyre të reja duke ofruar shërbime të ndryshme për implementimin e projektit.

Në tregun e konsulencës, kompania jonë ka një reputacion të merituar për aftësinë e saj për të menaxhuar projekte të mëdha dhe komplekse, që do të thotë se ne gjithmonë jemi të gatshëm të ballafaqohemi me sfida të reja ngacmuese dhe komplekse që kërkojnë nga ne të jemi në gjendje të fitojmë njohuritë përkatëse dhe të punojmë në të gjitha fushat e ekspertizës sonë dhe të implementojmë projektin në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Kompania jonë implementon projekte të shumta në Kosovë dhe gjithashtu është partner i shumë kompanive konsulente nga vende të tjera, dhe ne po ashtu vazhdojmë të jemi partneri kryesor dhe i preferuar për implementimin e projekteve në regjionin e Ballkanit dhe në mbarë botën.

Inkurajojmë ekspertët e ndryshëm që të aplikojnë në një prej shumë fushave teknike në të cilat jemi duke punuar. Për më shumë informata klikoni ​mundësi pune.