Departamenti për Financa/Administrativ në kuadër të kompanisë përbëhet nga Divizioni i Shërbimeve Financiare dhe Administrative, si dhe Divizioni për Planifikim Strategjik. Dinamika globale në mjedisin afarist ka rritur rolin e menaxhimit financiar. Njohuritë se si të merren vendimet e duhura të investimit dhe financimit, janë kyçe për të përcaktuar suksesin monetar të kompanisë.  Aftësia për ta njohur rrezikun thelbësor të këtyre vendimeve dhe njohuritë e duhura  se si të mbrohemi kundër pasigurisë është qenësore  në sistemin  tonë  të mirë-integruar të tregjeve kapitale. Shërbimet kryesore, që ofrohen nga departamenti  për financa, përfshijnë:

  • Planifikimin e resurseve afatshkurtra dhe afatmesme të kompanisë varësisht nga zhvillimi i prioriteteve strategjike;
  • Sigurimi se planet për resurset e departamenteve dhe divizioneve janë në pajtueshmëri me prioritetet dhe normat e kompanisë;
  • Monitorimi i shfrytëzimit të resurseve sipas normave të efikasitetit dhe nevojave në të ardhmen;
  • Përkrahja dhe koordinimi i elementit kryesor të sistemit për menaxhimin e rrezikut në kompani; dhe
  • Udhëheqja e zbatimit dhe zhvillimit të menaxhimit për arritjen e rezultateve zhvillimore në tërë kompaninë.

Sektori administrativ ofron detyra të përgjithshme administrative, në koordinim me departamentin e burimeve njerëzore. Rëndësia e departamenteve administrative brenda një kompanie është se koordinon punën në të gjitha departamentet tjera dhe delegon të gjitha detyrat tek pjesa tjetër e kompanisë.  Shërbimet e ofruara nga departamenti administrativ përfshijnë:

  • Monitorim të komunikimit të brendshëm ashtu që i gjithë stafi i kompanisë të jetë i informuar se çfarë ndodh brenda kompanisë;
  • Shpërndarje të dokumenteve punuese dhe informacionit tek stafi i brendshëm;
  • Organizim të dërgesave dhe furnizimeve që vijnë në zyrë brenda ditës për cilëndo arsye;
  • Shërbime për klientë;
  • Përpunim i të dhënave; dhe
  • Faturim dhe arkëtim