Që nga themelimi i saj, GC&DA Sh.p.k ka qenë gjerësisht e përfshirë në ofrimin e mbështetjes së Projekteve të Asistencës Teknike të financuara nga agjenci të ndryshme, duke ofruar ekspertë për Thirrje për Ofertim, si dhe menaxhimin dhe implementimin e projekteve komplekse dhe multi-disiplinore të Asistencës Teknike.

Për ekzekutimin e aktiviteteve të projektit dhe realizimin e objektivave, shërbimet tona përkrahëse përqendrohen në: ndihmën në organizimin e projektit, krijimin e mjeteve monitoruese dhe mekanizmave për kontrollin e cilësisë, vlerësimin e progresit të projektit, menaxhimin financiar dhe të kontabilitetit, mbështetje për përgatitjen e raporteve të projektit dhe doracakëve, vlerësimin e grupeve punuese dhe mbështetje logjistike nga ekspertë.

Një tjetër aktivitet i GC&DA Sh.p.k është përgatitja dhe ekzekutimi i skemave të granteve për kontraktues vendor. Ne monitorojmë nga afër procedurat e aplikimit për kontraktuesit vendor, përgatisim aplikacione për përfituesit e granteve si dhe aktivitete për mbështetjen e tyre në çdo fazë të përgatitjes dhe implementimit të projektit, duke përfshirë kontrollet procedurale mbi konsistencën e prokurimit, pranueshmërinë e kostos, publicitetin dhe dukshmërinë, dokumentimin dhe kontabilitetin, si dhe raportimin në bazë të rregullave dhe kontratës së skemës së granteve.

Nëse jeni të interesuar që në mënyrë aktive të kontribuoni në suksesin e detyrave sfiduese të projekteve tona, jeni të ftuar që të shkarkoni formën e CV-së tek thirrje për ekspertë. Menaxheri përgjegjës i projektit dhe/ose menaxheri i ofertës do ju përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mirëpresim aplikacionet tuaja.

Ekipi i GC&DA – Sh.p.k