Global Consulting & Development Associates Sh.p.k është ofrues kryesor i shërbimeve të konsulencës me cilësi të lartë. Ne shfrytëzojmë njohuritë dhe përvojën tonë të gjerë mbi aktivitetet e sektorit publik dhe privat si dhe ofrojmë zgjidhje inovative dhe të përshtatshme për përmbushjen e nevojave tuaja. Ne punojmë në partneritet me organizata tjera publike dhe private nga e gjithë bota në mënyrë që zgjidhjet e kërkuara të ofrohen në nivel ndërkombëtar, kombëtar, rajonal dhe lokal. Kompania jonë, e specializuar në fushën e projekteve zhvillimore ndërkombëtare, punon me organizata joqeveritare, organizata publike dhe private në realizimin e detyrave të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ekspertët tanë punojnë ngushtë ndërmjet veti, duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre me qëllim ofrimin e zgjidhjeve të integruara të biznesit për klientët tanë.
Synimi i jonë është të mbështesim klientët tanë për një periudhë afatgjate, të krijojmë vlera për ta dhe të bëhemi partner të preferuar për tejkalimin e të gjitha sfidave kryesore me të cilat ata ballafaqohen. Përveç gamës së gjerë të shërbimeve që ofrojmë kryesisht në Kosovë, GC&DA është e përfshirë në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare. Gjithashtu GC&DA ka shumë përvojë dhe ka ofruar shërbime të jashtëzakonshme në fushën e konsulencës strategjike, përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, kryerjen e procedurave të prokurimit, vlerësimin e dokumenteve të tenderit, menaxhimin e marrëdhënieve me klient, planifikimin e vazhdimësisë së biznesit, procesin e ri-strukturimit të biznesit. Jemi krenarë për krijimin dhe zgjerimin e partneritetit tonë me organizata të mëdha dhe të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por jemi ende të etur për të gjetur partnerin e duhur për çdo tender në bazë të ekspertizës së kërkuar.