GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime konsulente për organizata dhe biznese që synojnë të aplikojnë me ofertat e tyre në kontrata nga donatorë të ndryshëm siç janë Banka Botërore, BE, USAID dhe DFID.Ne ofrojmë asistencë në:
Fushat tona të zhvillimit ndërkombëtar përfshijnë:
|
|
GC&DA SH.P.K ofron shërbime konsulente për individ, ndërmarrje dhe organizata të cilat bashkëpunojnë me biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha në fushat e mëposhtme:
Kompani marketingu për strategji dhe planifikim të bazuar në treg
Departamenti i Marketingut në GC&DA Sh.p.k. është i përbërë nga ekipe ekspertesh në fushën e konsulencës strategjike të marketingut, qëllimi i të cilëve është që të ndihmojnë pronarët dhe menaxherët e bizneseve që të arrijnë objektivat e tyre të marketingut dhe zhvillimit të biznesit.
Ne kemi arritur që me sukses të punojmë me një gamë të gjerë të klientëve në të gjithë Kosovën dhe në rajon, duke filluar nga korporatat, bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin privat si dhe në atë publik dhe organizatat jo-fitimprurëse. Ne ndihmojmë klientët tanë t’i arrijnë objektivat e tyre – nga rritja e të ardhurave dhe fitimi deri në përmirësimin e komunikimit dhe angazhimit të palëve të interesuara.
Ekipi jonë i konsulentëve të marketingut është çelësi i suksesit që ne kemi përgjatë bashkëpunimit me klientët tanë. Ne rrisim vlerat e klientëve tanë, duke ofruar qartësi në mënyrën e të menduarit kundrejt tregut potencial të tyre dhe u tregojmë, se si duhet të duket propozimi i tyre rreth produktit final në mënyrë që të arrihen qëllimet e tyre.
Eksperienca jonë si konsulentë të marketingut ka treguar se çelësi për të ndihmuar klientët tanë arrihet nëpërmjet:
Qasja jonë si konsulentë të marketingut u mundëson klientëve tanë të përmirësojnë shitjet dhe fitimin e tyre duke u bazuar në një strategji marketingu e cila përqendrohet në zhvillimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme me klientët e tyre. Nëpërmjet implementimit të saktë të kësaj qasjeje të fokusuar rreth rezultateve, tregut dhe klientëve, ne kemi ndihmuar klientët tanë të arrijnë përmirësime të jashtëzakonshme në shitje dhe fitim.
Si mund të ndihmojnë organizatën tuaj, shërbimet tona konsulente në fushën e marketingut?
Ne kujdesemi për të gjitha nevojat tuaja: zhvillimin dhe menaxhimin e implementimit të strategjisë suaj të marketingut; menaxhimin e procesit të planifikimit të marketingut dhe zhvillimin e aktiviteteve tuaja të marketingut; zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së marketingut përmes internetit, online, dhe digjital; kryerjen e fushatave të marketingut në terren, TV dhe gazeta; përgatitjen e reklamave në formatin 3D; menaxhimin e sferës së reklamave dhe marrëdhënieve me publikun; zhvillimin e identitetit dhe markës së korporatës tuaj.
Ju mund të transferoni të gjitha aktivitetet tuaja të marketingut tek ne apo ne thjesht mund të ju ndihmojmë në fushat ku ju keni nevojë më të madhe.
Duke u mbështetur në bazën tonë tradicionale të shërbimeve të konsulencës, GC&DA Sh.p.k e ka zgjeruar rolin e saj si kompani konsulente gjithëpërfshirëse, duke ofruar shërbime që mbështesin nevojat e klientëve tanë për t’u bërë më konkurrent dhe efikas.
Aftësitë tona përfshijnë:
Ekspertët e GC&DA Sh.p.k. analizojnë pengesat operative që kufizojnë përpjekjet e organizatës për të arritur misionin dhe objektivat e saj. Identifikojnë faktorët e jashtëm të tillë si pengesat institucionale dhe rregullative që kufizojnë arritjen e një performance të dëshirueshme nga organizata dhe ofrojnë zgjidhje të cilat janë në përputhje me rrethanat.
Shërbimet e konsulencës së BNj-së në GC&DA Sh.p.k përfshijnë fushat në vijim:GC&DA Sh.p.k është e specializuar në shërbime të konsulencës. Ne besojmë se politikat dhe procedurat konkrete të BNj-së formojnë një bazë të fortë për një organizatë efektive. Në bashkëpunim të ngushtë me klientin, GC&DA Sh.p.k përcakton strukturën më të përshtatshme për organizatën tuaj dhe mënyrën e rekrutimit, trajnimit si dhe të ruajtjes së stafit adekuat.
Shërbimet e konsulencës së BNj-së në GC&DA Sh.p.k përfshijnë fushat në vijim:
| Trajnimet e ofruara nga GC&DA Sh.p.k:
|
GC&DA Sh.p.k. ofron një gamë të plotë të shërbimeve në zhvillimin e politikave dhe strategjive në sektorin publik.
Shërbimet rreth Strategjive dhe Politikave
Shërbimet mbështetëse gjatë realizimit
Shërbimet mbështetëse për hartimin e politikave
Shërbimet e vlerësimit
GC&DA Sh.p.k. është e angazhuar në mënyrë aktive në fushën e zhvillimit lokal dhe të komunitetit. Bashkëpunimi i ngushtë me pushtetin lokal e ka pajisur GC&DA Sh.p.k. me njohuri të thella rreth strukturave dhe proceseve të autoriteteve lokale.
GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime konsulente në këto fusha:
GC&DA Sh.p.k. ofron shkathtësi dhe ekspertë në hulumtime dhe punë në sektorin e Reformës së Administratës Publike dhe ka kapacitet të ofroj shërbimet në vijim:
GC&DA Sh.p.k mbështet institucionet qeveritare në ngritjen e kapaciteteve të tyre që të përballen me fusha të reja të ndërlidhura me aderimin në BE, dhe ndihmon në hartimin e legjislacionit të harmonizuar me acquis communautaire.
Sa i përket sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, GC&DA Sh.p.k ofron asistencë në fushat e mëposhtme:
1.Shteti ligjor | 2.Qeverisja e mirë |
---|---|
|
|
GC&DA Sh.p.k. fokusohet në promovimin e legjislacionit ekonomik në fushat e mëposhtme:
Përpilim dhe rishikim i Ligjeve / Rregulloreve
Zhvillimi i legjislacionit dhe rregulloreve ekonomike
Trajnime, ngritje të vetëdijesimit dhe komunikimit
GC&DA SH.P.K. konsideron potenciali i investimeve në Kosovë dhe Ballkan është primar prandaj edhe përpiqet që të formojë marrëdhënie biznesi me klientë nga e mbarë bota. Në lidhje me këtë GC&DA Sh.P.K ka vendosur që të ofroj një gamë të gjerë të shërbimeve për individë dhe biznese si në vijim:
|
|
Menaxhimi financiar i shëndoshë ka një rëndësi shumë të madhe për çdo organizatë. Duke pasur parasysh këtë, GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime të konsulencës në menaxhimin e buxhetit e cila ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të organizatës tuaj.
Shërbimet konsulente të GC&DA Sh.p.k. për menaxhimin financiar përfshijnë:
Shërbimet shtesë:
Nëse keni nevojë për mbështetje në rritjen e praktikave të menaxhimit financiar në organizatën tuaj, ne ofrojmë shtatë shërbime të ndryshme mbështetëse:
Mbrojtja e burimeve natyrore, e që përbëjnë themelin e zhvillimit ekonomik dhe social, është brengë e madhe e të gjithëve.
Shërbimet e konsulencës të ofruara nga GC&DA Sh.p.k. adresojnë këto brenga duke ofruar të si në vijim:
1. Menaxhim të mjedisit dhe burimeve natyrore
2. Menaxhimi i Burimeve Ujore
3. Mbrojtja e Zonave Natyrore
Politikat dhe Sistemet e Shëndetit luajnë një rol kritik në implementimin efektiv të masave që synojnë përmirësimin e gjendjes së Shëndetit Publik.
GC&DA Sh.p.k. trajton këto çështje duke ofruar konsulencë në dy fushat e mëposhtme:
1. Politikat e Shëndetit
2. Sistemet e Shëndetësisë
Fushëveprimi i GC&DA Sh.p.k. përfshin nivelet e ndryshme të arsimit (parashkollor, fillor, sekondar, dhe të lartë) dhe ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e sistemeve të arsimit në mënyrë që të përmirësojnë shpërndarjen e edukimit tek të gjithë.
GC&DA Sh.p.k. përqendrohet në dhënien e shërbimeve konsulente mbështetëse në këto katër fusha të arsimit:
Parashkollor, fillor, sekondar dhe të lartë
Trajnime Teknike të Arsimit dhe Aftësimit Profesional
Trajnime për të rritur
Programe të Tregut të Punës dhe Punësimit
Trajnime dhe Zhvillime për Ndërmarrësi
GC&DA Sh.p.k. punon me sektorin publik, privat dhe atë të organizatave jo-fitimprurëse duke përdor aftësitë e saj logjistike në organizimet e mëposhtme:
Si pjesë e menaxhimit mësipërm, GC&DA SH.P.K. gjithashtu kryen këto shërbime:
GC&DA SH.P.K. ofron këto shërbime:
GC&DA Sh.p.k ofron shërbimet e lartpërmendura për këto gjuhë:
|
|
Për më tepër informata në lidhje me shërbimet e lartshënuara dhe çmimet, ju lutemi të na kontaktoni përmes: info@gcda-ks.biz