Shërbimet
GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime konsulente për organizata dhe biznese që synojnë të aplikojnë me ofertat e tyre në kontrata nga donatorë të ndryshëm siç janë Banka Botërore, BE, USAID dhe DFID.Ne ofrojmë asistencë në:
- Krijimin e Konzorciume në Projekte
- Përgatitjen e Shprehjeve të Interesit
- Rekrutimin e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar
- Përgatitjen e Ofertave Teknike / Dokumenteve të projektit
- Përgatitjen e Granteve / Aplikacionet e projekteve
- Zbatimin dhe mbajtjen e projektit
- Raportimin Financiar te Projektit dhe Raportimin Narrativ
Fushat tona të zhvillimit ndërkombëtar përfshijnë:
|
|
GC&DA SH.P.K ofron shërbime konsulente për individ, ndërmarrje dhe organizata të cilat bashkëpunojnë me biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha në fushat e mëposhtme:
- Regjistrim të biznesit
- Zhvillim të Planit të Biznesit
- Planet e Biznesit dhe Studimet e Fizibilitetit
- Menaxhim dhe mentorim të NVM-ve
- Projektim dhe zhvillim të ndërmarrjeve
- Menaxhimi i burimeve njerëzore
- Rekrutim të stafit
- Hulumtim dhe analizë të tregut
- Menaxhim financiar dhe kontabilitet
- Informim mbi detyrimet tatimore
- Ngritjen e fondeve për NVM-të
- Shërbime ligjore për NVM dhe korporata
- Legjislacioni ekonomik
- Marketing
- Marrëdhënie me publikun për biznese
- Eksplorim të mundësive për biznes
Kompani marketingu për strategji dhe planifikim të bazuar në treg
Departamenti i Marketingut në GC&DA Sh.p.k. është i përbërë nga ekipe ekspertesh në fushën e konsulencës strategjike të marketingut, qëllimi i të cilëve është që të ndihmojnë pronarët dhe menaxherët e bizneseve që të arrijnë objektivat e tyre të marketingut dhe zhvillimit të biznesit.
Ne kemi arritur që me sukses të punojmë me një gamë të gjerë të klientëve në të gjithë Kosovën dhe në rajon, duke filluar nga korporatat, bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin privat si dhe në atë publik dhe organizatat jo-fitimprurëse. Ne ndihmojmë klientët tanë t’i arrijnë objektivat e tyre – nga rritja e të ardhurave dhe fitimi deri në përmirësimin e komunikimit dhe angazhimit të palëve të interesuara.
Ekipi jonë i konsulentëve të marketingut është çelësi i suksesit që ne kemi përgjatë bashkëpunimit me klientët tanë. Ne rrisim vlerat e klientëve tanë, duke ofruar qartësi në mënyrën e të menduarit kundrejt tregut potencial të tyre dhe u tregojmë, se si duhet të duket propozimi i tyre rreth produktit final në mënyrë që të arrihen qëllimet e tyre.
Eksperienca jonë si konsulentë të marketingut ka treguar se çelësi për të ndihmuar klientët tanë arrihet nëpërmjet:
- Ofrimit të shërbimeve konsulente profesionale të marketingut me cilësi të lartë, me çmime të arsyeshme.
- Implementimit të zgjidhjeve fitimprurëse të marketingut që janë të përqendruara në nxjerrjen e rezultateve nëpërmjet sigurimit dhe mbajtjes së klientëve.
- Implementing profitable marketing solutions that are focused on delivering results through winning and retaining customers.
Qasja jonë si konsulentë të marketingut u mundëson klientëve tanë të përmirësojnë shitjet dhe fitimin e tyre duke u bazuar në një strategji marketingu e cila përqendrohet në zhvillimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme me klientët e tyre. Nëpërmjet implementimit të saktë të kësaj qasjeje të fokusuar rreth rezultateve, tregut dhe klientëve, ne kemi ndihmuar klientët tanë të arrijnë përmirësime të jashtëzakonshme në shitje dhe fitim.
Si mund të ndihmojnë organizatën tuaj, shërbimet tona konsulente në fushën e marketingut?
Ne kujdesemi për të gjitha nevojat tuaja: zhvillimin dhe menaxhimin e implementimit të strategjisë suaj të marketingut; menaxhimin e procesit të planifikimit të marketingut dhe zhvillimin e aktiviteteve tuaja të marketingut; zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së marketingut përmes internetit, online, dhe digjital; kryerjen e fushatave të marketingut në terren, TV dhe gazeta; përgatitjen e reklamave në formatin 3D; menaxhimin e sferës së reklamave dhe marrëdhënieve me publikun; zhvillimin e identitetit dhe markës së korporatës tuaj.
Ju mund të transferoni të gjitha aktivitetet tuaja të marketingut tek ne apo ne thjesht mund të ju ndihmojmë në fushat ku ju keni nevojë më të madhe.
Duke u mbështetur në bazën tonë tradicionale të shërbimeve të konsulencës, GC&DA Sh.p.k e ka zgjeruar rolin e saj si kompani konsulente gjithëpërfshirëse, duke ofruar shërbime që mbështesin nevojat e klientëve tanë për t’u bërë më konkurrent dhe efikas.
Aftësitë tona përfshijnë:
- Analizë institucionale dhe rregullative
- Analizë dhe diagnostikim organizativ
- Formulim të treguesve të performancës dhe analizim krahasues
- Zhvillimi dhe aplikimi i teknikave të operacioneve simuluese
- Projektimi i zgjidhjeve me kosto efektive
Ekspertët e GC&DA Sh.p.k. analizojnë pengesat operative që kufizojnë përpjekjet e organizatës për të arritur misionin dhe objektivat e saj. Identifikojnë faktorët e jashtëm të tillë si pengesat institucionale dhe rregullative që kufizojnë arritjen e një performance të dëshirueshme nga organizata dhe ofrojnë zgjidhje të cilat janë në përputhje me rrethanat.
Shërbimet e konsulencës së BNj-së në GC&DA Sh.p.k përfshijnë fushat në vijim:GC&DA Sh.p.k është e specializuar në shërbime të konsulencës. Ne besojmë se politikat dhe procedurat konkrete të BNj-së formojnë një bazë të fortë për një organizatë efektive. Në bashkëpunim të ngushtë me klientin, GC&DA Sh.p.k përcakton strukturën më të përshtatshme për organizatën tuaj dhe mënyrën e rekrutimit, trajnimit si dhe të ruajtjes së stafit adekuat.
Shërbimet e konsulencës së BNj-së në GC&DA Sh.p.k përfshijnë fushat në vijim:
| Trajnimet e ofruara nga GC&DA Sh.p.k:
|
Strategjitë dhe politikat e sektorit publik
GC&DA Sh.p.k. ofron një gamë të plotë të shërbimeve në zhvillimin e politikave dhe strategjive në sektorin publik.
Shërbimet rreth Strategjive dhe Politikave
- Studimin e politikave kombëtare dhe përafrimit institucional
- Studimin e strategjive kombëtare rreth zhvillimit socio-ekonomik
- Studimin e politikave për zhvillim sektorial
- Studimin e politikave për punësim, arsim dhe aftësim profesional
- Studimin e politikave për zhvillim rajonal, lokal dhe urban
- Studimin e politikave për zhvillim rajonal, lokal dhe urban
Shërbimet mbështetëse gjatë realizimit
- Krijimi i shërbimeve monitoruese dhe kontrolluese të programit-projektit, duke përfshirë shërbimet e organizimit, buxhetimit, menaxhimit të cilësisë dhe kontratës.
- Shërbime për menaxhimin e programit-projektit gjatë implementimit
- Ofrimi i shërbimeve të asistencës teknike
- Raportim gjatë realizimit të programit-projektit
Shërbimet mbështetëse për hartimin e politikave
- Krijimi i kornizave për vlerësimin e ndikimit të politikave
- Vlerësime para fillimit të projektit
- Analizim i burimeve dhe mundësive të financimit
- Studime të fizibilitetit
- Vlerësimi i kostos përfituese
- Përgatitjen e detajuar i programit-projektit, duke përfshirë caqet dhe qëllimet, specifikimet e masave dhe veprimeve, zgjedhjen e iniciativave, sigurimin e fondeve, etj
- Përgatitje të Sistemit Menaxhues i programit-projektit duke përfshirë rolet dhe përgjegjësitë, proceset dhe procedurat, si dhe sistemet e informacionit mbështetës
Shërbimet e vlerësimit
- Vlerësime para, përgjatë dhe pas projektit
- Studime mbi ndikimin e dukurive socio-ekonomike
GC&DA Sh.p.k. është e angazhuar në mënyrë aktive në fushën e zhvillimit lokal dhe të komunitetit. Bashkëpunimi i ngushtë me pushtetin lokal e ka pajisur GC&DA Sh.p.k. me njohuri të thella rreth strukturave dhe proceseve të autoriteteve lokale.
GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime konsulente në këto fusha:
- Qeverisje lokale dhe decentralizim
- Mënyrat e qeverisjes së mirë
- Planifikimi i zhvillimit të zonave urbane dhe rurale për agjencitë përkatëse
- Projektim, monitorim dhe vlerësim të politikave të zhvillimit lokal
- Asistencë në identifikimin e burimeve të përshtatshme të financimit dhe plotësimin e aplikacioneve
- Hulumtim dhe shkrim të raporteve
- Zhvillim organizativ
- Rishikim funksional dhe analizë të mangësive
- Burime njerëzore dhe zhvillim të IT-së
- Punëtori, konferenca, dhe vizita studimore
- Rritje e kapaciteteve menaxhuese për tërheqjen e fondeve të BE-së
- Organizim të punëtorive, konferencave dhe vizitave studimore
- Plane Urbane Komunale
GC&DA Sh.p.k. ofron shkathtësi dhe ekspertë në hulumtime dhe punë në sektorin e Reformës së Administratës Publike dhe ka kapacitet të ofroj shërbimet në vijim:
- Grumbullim dhe analizim të të dhënave në nivel qendror dhe lokal
- Planifikim, menaxhim dhe vlerësim të sistemeve të arsimit dhe shfrytëzim të Sistemit të Menaxhimit dhe Informimit (SMI)
- Formulim dhe vlerësim të politikave të administratës publike
- Zhvillim të sistemeve të shërbimit të administratës publike (përfshirja e shoqërisë civile dhe bizneseve private)
- Ngritje të kapaciteteve teknike dhe institucionale të administratës publike
- Human resource management:
- forward planning, recruitment, training, deployment, and management of civil servants;
- Development of public and private partnerships;
- Developing public administration management systems and the efficiency of public administration services;
- Implementation, monitoring, and evaluation of public administration.
GC&DA Sh.p.k mbështet institucionet qeveritare në ngritjen e kapaciteteve të tyre që të përballen me fusha të reja të ndërlidhura me aderimin në BE, dhe ndihmon në hartimin e legjislacionit të harmonizuar me acquis communautaire.
Sa i përket sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, GC&DA Sh.p.k ofron asistencë në fushat e mëposhtme:
1.Shteti ligjor | 2.Qeverisja e mirë |
---|---|
|
|
GC&DA Sh.p.k. fokusohet në promovimin e legjislacionit ekonomik në fushat e mëposhtme:
Përpilim dhe rishikim i Ligjeve / Rregulloreve
- Analizë të legjislacionit ekonomik në fuqi
- Analizë mbi përputhjen e legjislacionit me acquis communautaire dhe rregulloret e OBT-së
- Analizë e ndikimit ekonomik të pritur dhe potencial të dalë nga legjislacioni i ri
- Mbështetje në hartimin e kodeve: prokurimit publik, tatimor, doganor, TVSH
- Harmonizim të legjislacionit që rregullon tregtinë, tatimet, doganat, TVSH-në, konkurrencën, ndihmën e publikut dhe subvencionet
- Analizë e ndikimit ekonomik rreth nënshtrimit të barrierave jo-tarifore të tregtisë dhe të Marrëveshjeve të Partneritetit Ekonomik (EPA)
- Forcim të kuadrit ligjor të pronësisë intelektuale dhe industriale (TRIPS plus) dhe mbrojtja e konsumatorit
- Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit përkatës me atë të BE-së në fushat e përcaktuara që kanë të bëjnë me krijimin e Marrëveshjeve për Partneritet dhe Bashkëpunim (MPB) të BE-së
- Mbështetje për zhvillimin e standardeve dhe rregullave teknike
- Përgatitje e fjalorëve për të lehtësuar përkthimin dhe krahasimin e ligjeve ndërkombëtare
Zhvillimi i legjislacionit dhe rregulloreve ekonomike
- Hartim të doracakëve mbi procedurat e përgatitjes së ligjeve
- Përgatitje dhe monitorim i programeve reformuese dhe legjislacionit në fjalë
- Mbështetje në krijimin e legjislacionit sekondar për zbatimin efektiv të legjislacionit primar
- Përgatitje të procedurave dhe dokumenteve standarde për zbatimin e kodit të prokurimit publik.
- Përgatitje të udhërrëfyesve për tenderët e prokurimit publik
- Mbështetje në zhvillimin e kapaciteteve institucionale të organizatave përgjegjëse për prokurim, menaxhim të pronës intelektuale dhe industriale, etj
- Zhvillim të ligjeve për shërbime tatimore
- Modernizim të procedurave të kalkulimit dhe vjeljes së TVSH-së
Trajnime, ngritje të vetëdijesimit dhe komunikimit
- Shpërndarja e acquis communautaire
- Trajnim të personelit të administratës në lidhje me procedurat e reja
- Organizim të udhëtimeve studimore në administratat e shteteve të BE-së ose shteteve tjera
- Ngritje e vetëdijesimit të administratës dhe stafit politik mbi nevojën për reforma
- Ngritje e vetëdijesimit dhe komunikimit të shoqërisë civile në lidhje me legjislacionin e ri
GC&DA SH.P.K. konsideron potenciali i investimeve në Kosovë dhe Ballkan është primar prandaj edhe përpiqet që të formojë marrëdhënie biznesi me klientë nga e mbarë bota. Në lidhje me këtë GC&DA Sh.P.K ka vendosur që të ofroj një gamë të gjerë të shërbimeve për individë dhe biznese si në vijim:
|
|
Menaxhimi financiar i shëndoshë ka një rëndësi shumë të madhe për çdo organizatë. Duke pasur parasysh këtë, GC&DA Sh.p.k. ofron shërbime të konsulencës në menaxhimin e buxhetit e cila ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të organizatës tuaj.
Shërbimet konsulente të GC&DA Sh.p.k. për menaxhimin financiar përfshijnë:
- Kornizat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të shpenzimeve
- Buxhetet e programeve dhe projekteve
- Realizim i shpenzimeve
- Mekanizma të faturimit
- Mbajtja e regjistrave të pagesave
- Planifikim të investimeve strategjike dhe buxhetim kapital
- Menaxhim të rrjedhës së parasë
- Shitje dhe blerje të kompanisë
- Mergers and Acquisitions
- Modelimi Financiar
Shërbimet shtesë:
Nëse keni nevojë për mbështetje në rritjen e praktikave të menaxhimit financiar në organizatën tuaj, ne ofrojmë shtatë shërbime të ndryshme mbështetëse:
- Bazat e financave – Një vend i mirë për të filluar nëse ju përgjatë procesit të vendimmarrjes kryesisht mbështeteni në shërbimet e kontabilitetit tradicional
- Analiza e Vlerave – Hapi tjetër i ardhshëm pas Bazave të Financave për bizneset që duan të rrisin vlerën e biznesit të tyre
- Menaxhim i performancës – Një qasje jo-financiare për matjen dhe menaxhimin e biznesit
- Inteligjenca e konkurrencës – Pasi që shumica e bizneseve fokusohen më shumë në faktorët e brendshëm kjo do të shtyjë bizneset që të marrin parasysh edhe faktorët e jashtëm
- Trajnim dhe Zhvillim – Shërbime mbështetëse në fuqizimin e shkathtësive të stafit tuaj në fushën e financave
- Financa të organizatave jo-profitabile dhe jo-qeveritare – Shërbime të dedikuara organizatave jo-qeveritare dhe jo-profitabile në mënyrë që t` iu vijmë në ndihmë drejt përmirësimit të praktikave të tyre financiare dhe menaxheriale
- Shërbime për biznesin e vogël – Shërbime të specializuara për të ndihmuar pronarët e kompanive të rrisin vlerën neto të tyre
Mbrojtja e burimeve natyrore, e që përbëjnë themelin e zhvillimit ekonomik dhe social, është brengë e madhe e të gjithëve.
Shërbimet e konsulencës të ofruara nga GC&DA Sh.p.k. adresojnë këto brenga duke ofruar të si në vijim:
1. Menaxhim të mjedisit dhe burimeve natyrore
- Hartim të ligjeve dhe rregulloreve për mjedis
- Fuqizim të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit
- Pjesëmarrje në zhvillimin e planeve të veprimit për mjedis
- Përpilim dhe vlerësim (afatmesëm dhe/ose përfundimtar) të projekteve mjedisore
2. Menaxhimi i Burimeve Ujore
- Planifikim të menaxhimit të burimeve ujore (vlerësimi i sasisë dhe cilësisë, masat mbrojtëse, përdorimi racional sipas nevojave)
- Zhvillim të planeve strategjike të kanalizimeve
- Menaxhim të bazës së të dhënave dhe krijimi i sistemeve të informacionit
3. Mbrojtja e Zonave Natyrore
- Zhvillim i sistemeve të informacionit gjeografik dhe të kadastrave të burimeve natyrore
- Mbështetje në përcaktimin e masave për restaurim, mbrojtje dhe ruajtje të mjedisit natyror dhe biodiverzitetit
- Studime rreth ndikimit mjedisor dhe shoqëror të projekteve bujqësore, industriale dhe të infrastrukturës
- Analizim të ndikimit të konfliktit në resurset pyjore dhe në biodiverzitet në mënyrë që të merren vendime të duhura në lidhje me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
- Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe pyjeve
- Zonat e mbrojtura: studime të fizibilitetit për zhvillimin e pyjeve dhe të parqeve kombëtare, asistencë në përgatitjen e planeve të menaxhimit me pjesëmarrje si dhe zhvillimin dhe zbatimin e programeve të aftësimit profesional
Politikat dhe Sistemet e Shëndetit luajnë një rol kritik në implementimin efektiv të masave që synojnë përmirësimin e gjendjes së Shëndetit Publik.
GC&DA Sh.p.k. trajton këto çështje duke ofruar konsulencë në dy fushat e mëposhtme:
1. Politikat e Shëndetit
- Formulim i politikave dhe strategjive të shëndetit publik, implementimi i tyre dhe vlerësimi i monitorimit të tyre. Krijim të mjeteve të nevojshme për programimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve
- Zhvillim dhe implementim i politikave shëndetësore në nivel kombëtar
- Asistencë në formulimin e programeve për të mbështetur reformën e përgjithshme të sektorit të shëndetësisë
- Vlerësim i gjendjes së sektorit të shëndetësisë
- Implementim i planeve zhvillimore për shëndetësi kombëtare
- Studime për fuqizimin e partneritetit midis sektorit publik dhe privat
- Zhvillim i shëndetit të komunitetit
- Prezantimin e kodeve të sjelljes profesionale në secilin prej katër profesioneve kryesore shëndetësore (mjek, farmacist, dentist, infermier), mbi bazën e praktikave më të mira të vendeve të tjera
2. Sistemet e Shëndetësisë
- Ngritje të kapaciteteve institucionale, organizative dhe teknike të administratave shëndetësore
- Studim i fizibilitetit për vendosjen dhe krijimin e rretheve shëndetësore
- Vlerësim strategjik i përvojave nën-kontraktuese të shërbimit shëndetësor në nivel të qarkut operativ
- Planifikimi rajonal shëndetësor
- Vlerësim i programeve të partneritetit (OJQ) për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor
Fushëveprimi i GC&DA Sh.p.k. përfshin nivelet e ndryshme të arsimit (parashkollor, fillor, sekondar, dhe të lartë) dhe ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e sistemeve të arsimit në mënyrë që të përmirësojnë shpërndarjen e edukimit tek të gjithë.
GC&DA Sh.p.k. përqendrohet në dhënien e shërbimeve konsulente mbështetëse në këto katër fusha të arsimit:
Parashkollor, fillor, sekondar dhe të lartë
- Fuqizim të institucioneve trajnuese për mësimdhënës, shërbime të trajnimit, ngritjen e kapacitetit për kujdestarët dhe stafin menaxhues/administrativ, si dhe ngritjen e kapaciteteve për ministritë dhe zyrtarët e pushtetit lokal
- Reformim të sistemit si dhe zhvillim dhe fuqizim organizativ
- Zhvillim/rishikim të materialeve të kurrikulës dhe prokurimit, standardeve dhe sistemeve të certifikimit
- Skema për rritjen e qasjes në arsim, barazi gjinore dhe shoqërore si dhe zvogëlim të numrit të braktisjeve të shkollës
- Përdorim të përshtatshëm të teknologjisë arsimore, duke përfshire edukimin në vendet e jashtme
Trajnime Teknike të Arsimit dhe Aftësimit Profesional
- Themelim dhe fuqizim i institucioneve të AAP-së si dhe fuqizimin e kapaciteteve menaxhuese
- Zhvillim të politikave, strategjive dhe sistemeve, koordinimin e AAP-ve dhe përpilimin e kornizave legjislative
- Financim të qëndrueshëm të sistemeve të AAP-së duke përfshirë edhe qasjen e barabartë në ndarjen e kostove
- Zhvillim profesional dhe trajnim lehtësues të mësimdhënësve dhe trajnerëve
- Zhvillim dhe fuqizim të sistemeve për mbajtjen e praktikave dhe zhvillimin e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës
- Programe trajnuese të përqendruara në nevojat dhe kërkesat duke u bazuar në vlerësimet e nevojave të tregut të punës
- Përpilimin e kurrikulave duke përfshirë metodologjinë moderne të trajnimit dhe atë të teknologjisë mësimore
- Trajnime profesionale për sektorin joformal
- Vlerësimin e efikasitetit dhe efektit të programeve të AAP
Trajnime për të rritur
- Vlerësimin e nevojave të sektorit duke përfshirë politikat/dispozitat për mësim gjatë gjithë jetës
- Themelimin dhe forcimin e qendrave të trajnimit për të rritur
- Programe të trajnimit dhe rikualifikimit të mëtutjeshme, shërbime të ndryshme të trajnimeve dhe trajnime në fushën e menaxhmentit
Programe të Tregut të Punës dhe Punësimit
- Zhvillim dhe përditësim i sistemeve të informacionit të tregut të punës
- Hartim i masave aktive të tregut të punës dhe strategjive të punësimit
- Forcim dhe ngritje e kapaciteteve institucionale për shërbimet e punësimit në nivel lokal dhe kombëtar
Trajnime dhe Zhvillime për Ndërmarrësi
- Mbajtje e të dhënave të pagesave
GC&DA Sh.p.k. punon me sektorin publik, privat dhe atë të organizatave jo-fitimprurëse duke përdor aftësitë e saj logjistike në organizimet e mëposhtme:
- Konferenca
- Conferences.
- Vizita studimore
- Promovim dhe lansim te produkteve
- Mbledhje të fondeve dhe evenimente shoqërore
Si pjesë e menaxhimit mësipërm, GC&DA SH.P.K. gjithashtu kryen këto shërbime:
- Hulumtim i tregjeve për të identifikuar mundësitë për organizimin e ngjarjeve
- Komunikim me klientët për të konstatuar kërkesat e tyre janë të sakta dhe në përputhje me ngjarjet
- Përpilim të propozimeve të detajuara në lidhje me ngjarjet në mënyrë që klientit ti jepen informacione të sakta (p.sh. afatet kohore, vendet, furnizuesit, detyrimet ligjore, personelin dhe buxhetet)
- Bie dakord për një buxhet të menaxhueshëm nga klienti
- Sigurimin dhe prenotimin e një vendi apo lokacioni të përshtatshëm për pjesëmarrësit
- Siguron që obligimet e sigurimit, ligjore dhe ato shëndetësore respektohen
- Koordinon menaxhimin e ngjarjeve, furnitorëve e ushqimit, projektuesve të tezgës, kontraktueseve dhe marrjen e pajisjeve me qira
- Siguron vendet për parkimin e makinave, siguri, ndihmë të parë, mikpritje dhe media
- Identifikon dhe siguron prezantuesit/folësit apo mysafirët e veçantë
- Planifikon dhe parapërgatitë sallën dhe programin argëtues, cakton punishte dhe ofron demonstrime të ndryshme
- Koordinim të kërkesave dhe informimit të stafit
- Sponsorimin e shitjes së vendit të stand-it/ekspozitës për ekspozues/partner potencial
- Përgatitja e paketave dhe dokumenteve të delegatëve
- Komunikon me media për të reklamuar dhe promovuar ngjarjen
- Komunikimin me klientë dhe projektues për të krijuar një markë për ngjarjen dhe organizimin e biletave, pllakateve, katalogëve dhe broshurave të shitjes
- Koordinim me furnizues, trajtimin e pyetjeve dhe problemeve të klientëve në ditën e ngjarjes për t’u siguruar se gjithçka po implementohet në mënyrën e duhur
- Mbikëqyrje e çmontimit dhe heqjes së pajisjeve pas mbarimit të ngjarjes si dhe pastrimin e vendit në mënyrë efikase
- Vlerësimin e ngjarjes pas mbarimit (duke përfshirë futjen e të dhënave dhe analizën e tyre si dhe krijimin e raporteve për palët e interesuara rreth ngjarjes).
GC&DA SH.P.K. ofron këto shërbime:
- Përkthim dhe Interpretim Simultan/Konsekutiv
- Transkripte të audio dhe video dokumenteve
- Përkthime të dokumenteve
- Editim dhe lektorim
- Përkthime ligjore të autorizuara nga gjykata
GC&DA Sh.p.k ofron shërbimet e lartpërmendura për këto gjuhë:
|
|
Për më tepër informata në lidhje me shërbimet e lartshënuara dhe çmimet, ju lutemi të na kontaktoni përmes: info@gcda-ks.biz